GJKKO zbut masat për 4 të pandehur në dosjen “Bankers”, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje

Data

GJKKO ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë për katër të pandehur në dosjen “Bankers”, duke i nxjerrë ata nga arresti shtëpiak dhe duke vendosur masa më të lehta.

Të përfshirët në këtë vendim janë:

Për ta, gjykata ka caktuar masën “ndalim i daljes jashtë vendit” dhe “detyrim paraqitjeje”, duke hequr kufizimin e arrestit në shtëpi.

Kërkesa për zbutjen e masave u bë nga prokurorët e posaçëm Enkelejda Millonai dhe Anita Jella, për shkak të përfundimit të afatit 9-mujor të paraburgimit.

Ndërkohë, avokatët mbrojtës kishin kërkuar që klientët e tyre të hetoheshin pa masa sigurie.

Të pandehurit akuzohen për disa vepra penale, përfshirë:

  • krijim skemash mashtruese me TVSH
  • fshehje të të ardhurave
  • pastrim parash
  • shpërdorim detyre
  • moskryerje detyrash nga organet tatimore

Vendimi i gjykatës vjen në një fazë të rëndësishme të hetimeve për një nga dosjet më të ndjeshme financiare, ndërsa procedurat pritet të vijojnë në gjendje të lirë për të pandehurit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related