“Reforma duhet për integrimin në BE”/ Sali Berisha: Nuk pranojmë Komitete Ekzekutive, prioritet shërbimet dhe qytetari

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se reforma territoriale duhet të jetë e orientuar drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe të vendosë në qendër interesin e qytetarëve.

Në fjalën përmbyllëse gjatë një tryeze për reformën territoriale, Berisha vlerësoi diskutimet dhe nënvizoi se reforma duhet të garantojë përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin e vendit, duke kontribuar edhe në frenimin e shpopullimit.

Ai theksoi se reforma duhet të mbështetet në parimet e Kartës Europiane të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, duke përfshirë edhe rekomandimet e këtij institucioni për asistencë në proces.

Sipas tij, strukturat e reja nuk duhet të cenojnë kompetencat e pushtetit vendor dhe kritikoi idetë për rikthimin e formave të centralizuara të drejtimit.

“Nuk pranojmë struktura që marrin kompetencat nga të zgjedhurit vendorë. Komitetet Ekzekutive janë ide arkaike dhe të panevojshme”, u shpreh Berisha.

Lideri demokrat bëri thirrje për vijimin e konsultimeve me aktorët vendorë dhe qytetarët, me qëllim hartimin e një platforme sa më gjithëpërfshirëse dhe efektive për reformën territoriale.

Në përfundim, ai theksoi se reforma është thelbësore për të përgatitur vendin për një model evropian të organizimit territorial dhe për të përmbushur standardet e kërkuara në procesin e integrimit në BE.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related