Nga burgu, por me zemër në Prishtinë/ Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndjekin ndeshjen historike Kosova–Turqia nga Haga

Data

Ndeshja historike mes Kosova dhe Turqia, që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të ndiqet edhe nga katër ish-drejtues të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do ta ndjekin përballjen nga Qendra e Paraburgimit në Sheveningen, përmes transmetimit të Televizionit Publik të Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila bëri të ditur se katërshja do të ketë mundësinë të përjetojë emocionet e këtij 90-minutëshi historik, pavarësisht se ndodhen larg vendit.

Sfida mes Kosovës dhe Turqisë, që nis në orën 20:45, konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme për futbollin kosovar, pasi një fitore do t’i siguronte dardanëve kualifikimin e parë në një Kampionat Botëror.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related