Pas pretendimeve të “Homeland Justice”, Prokuroria e Përgjithshme reagon: “Nuk ka gjurmë komprometuese nga sulmi kibernetik”

Data

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar zyrtarisht pas pretendimeve të grupit të hakerëve “Homeland Justice” për një sulm kibernetik ndaj institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

Në njoftimin e saj, institucioni bën të ditur se deri në këto momente nuk janë konstatuar gjurmë komprometuese që të vërtetojnë një ndërhyrje apo hakërim në sistemet e tij.

Sipas reagimit, ekspertët e sigurisë së teknologjisë së informacionit kanë kryer verifikime të menjëhershme dhe nuk kanë evidentuar shkelje të sigurisë.

Ndërkohë, theksohet se strukturat përkatëse vijojnë monitorimin e vazhdueshëm të sistemeve për të garantuar integritetin dhe sigurinë e të dhënave.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet mbi pretendimet janë në vijim, ndërsa çdo zhvillim i ri pritet të bëhet publik në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related