GJKKO shtyn për 7 prill shqyrtimin e kërkesës së Ilir Beqaj për lirim, shkak kërkesa e SPAK për kohë shtesë

Data

GJKKO ka vendosur të shtyjë seancën për shqyrtimin e kërkesës për lirim nga qelia të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Seanca e radhës është caktuar për datën 7 prill, ndërsa arsyeja e shtyrjes lidhet me kërkesën e SPAK, i cili ka kërkuar kohë shtesë për t’u njohur me pretendimet e paraqitura nga mbrojtja.

Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut 2024, pasi u arrestua në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si “SASPAC”, ku akuzohet për abuzim me fondet e donatorëve të huaj. Paralelisht, ai po gjykohet edhe për çështjen e “Sterilizimit”, një tjetër dosje e rëndësishme që lidhet me shpërdorim detyre.

Ish-ministri ka kërkuar disa herë lirimin në instanca të ndryshme gjyqësore, por kërkesat e tij janë rrëzuar. Ai ka mohuar akuzat dhe madje ka ofruar edhe një garanci pasurore prej 50 mijë eurosh për të fituar lirinë, por kjo ofertë nuk është pranuar nga gjykata.

Procesi ndaj tij vijon, ndërsa vendimi përfundimtar mbi kërkesën për lirim pritet të merret në seancën e ardhshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related