Bashkia e Tiranës nis aksion ndaj mbi 60 bizneseve, nënkryetari Blendi Sulaj: Hapësirat publike do t’u kthehen qytetarëve

Data

Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike të zëna nga bizneset, duke përfshirë kontrollin e mbi 60 subjekteve në të gjithë territorin e qytetit. Aksioni po monitorohet nga nënkryetari i bashkisë, Blendi Sulaj, i cili theksoi se qëllimi është rikthimi i këtyre hapësirave në funksion të qytetarëve.

Sipas Sulajt, një pjesë e shesheve dhe hapësirave publike janë zënë plotësisht nga biznese që kanë abuzuar me lejet apo kanë tejkaluar kufijtë e përcaktuar. Ai vlerësoi punën e Policisë Bashkiake në evidentimin e rasteve dhe ndërhyrjen për zgjidhjen e tyre.

Nënkryetari kërkoi nga strukturat në terren korrektësi dhe komunikim të mirë me qytetarët dhe bizneset, por njëkohësisht zbatim të rreptë të ligjit për lirimin e hapësirave publike.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Policisë Bashkiake, Elona Lalaj, deklaroi se nuk do të ketë asnjë tolerim për shkeljet. Ajo u bëri thirrje bizneseve që të respektojnë rregullat dhe të mos zënë hapësirat që u takojnë qytetarëve.

Autoritetet theksojnë se aksioni do të vijojë në të gjithë qytetin, me synimin për të garantuar përdorimin e drejtë të hapësirave publike dhe për të rritur standardet e jetesës urbane në kryeqytet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related