Sherr me 4 të plagosur në Korçë, policia zbardh ngjarjen: Konflikti nisi për pakënaqësi ndaj shërbimit në servis, 3 të arrestuar dhe pronari nën hetim

Data

Një konflikt i dhunshëm i ndodhur në një servis automjetesh në Korçë ka përfunduar me katër persona të plagosur dhe disa të arrestuar, ndërsa policia ka zbardhur detajet e ngjarjes.

Sipas autoriteteve, tre persona janë vënë në pranga si autorë të dyshuar të konfliktit, ndërsa pronari i servisit është proceduar penalisht për plagosje të lehtë.

Ngjarja ka nisur kur dy prej të arrestuarve janë paraqitur në servis për shkak të pakënaqësisë ndaj një shërbimi të kryer më parë. Debati verbal ka degraduar në përplasje fizike, ku ata kanë goditur pronarin me sende të forta dhe e kanë plagosur me mjet prerës.

Gjatë konfliktit, edhe një person tjetër që ndodhej rastësisht në servis është përfshirë në përleshje, duke rritur bilancin e të lënduarve.

Nga ana tjetër, pronari i servisit, në përpjekje për t’u mbrojtur, ka plagosur lehtë dy prej personave të përfshirë, duke përdorur mjete pune.

Policia ka sekuestruar si prova materiale një automjet dhe mjetet prerëse të përdorura gjatë konfliktit, ndërsa të plagosurit, pasi morën ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit, janë larguar drejt banesave.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçë për vijimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related