Reagon Behgjet Pacolli pas përmendjes në gjyqin për Liridona Ademaj: “Emri im nuk është strehë për askënd”

Data

Biznesmeni dhe politikani kosovar Behgjet Pacolli ka reaguar publikisht pasi emri i tij u përmend gjatë gjyqit ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademaj.

Deklarata erdhi pasi i akuzuari Granit Plava pretendoi në sallën e gjyqit se Naim Murseli i kishte thënë që Pacolli kishte dijeni për planin e vrasjes dhe se mund të ndikonte për lehtësimin e dënimit.

Pacolli i ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë dijeni për ngjarjen. Ai u shpreh se deri më tani kishte zgjedhur të heshtte për arsye dinjiteti, por nuk mund të lejojë që emri i tij të përdoret për qëllime të tjera.

“Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për alibi, për mbrojtje apo për larje imazhi,” – deklaroi ai.

Në reagimin e tij, Pacolli theksoi se është distancuar prej kohësh nga persona apo situata që nuk e përfaqësojnë dhe se çdo veprim i individëve të përfshirë është përgjegjësi personale e tyre.

Ai shtoi se përdorimi i emrit të tij në këtë kontekst është një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë dhe për të deformuar të vërtetën.

Ngjarja e rëndë e vrasjes së Liridona Ademajt vijon të jetë në proces gjyqësor, ndërsa deklaratat e fundit pritet të shqyrtohen nga drejtësia në kuadër të hetimeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related