Çështja “Irena Gjoka”, Adriana Kalaja akuza të forta ndaj SPAK: Provat janë injoruar qëllimisht, do ta çoj çështjen në Strasburg

Data

Avokatja Adriana Kalaja ka reaguar ashpër pas kërkesës së SPAK për pushimin e çështjes penale ndaj gjyqtares Irena Gjoka, duke e cilësuar vendimin si të paprecedentë dhe të motivuar.

Gjatë një interviste televizive, Kalaja deklaroi se provat e paraqitura prej saj janë injoruar qëllimisht, ndërsa ngriti shqetësime serioze për mënyrën se si është trajtuar çështja nga organet e drejtësisë.

Sipas saj, në dokumentacionin e depozituar përfshihen prova për dënime penale dhe administrative në Greqi, si dhe raste dëbimi, të cilat, sipas pretendimeve të saj, nuk janë deklaruar nga gjyqtarja në proceset zyrtare, përfshirë vetëdeklarimin dhe vetingun.

Kalaja theksoi gjithashtu se nuk është njoftuar zyrtarisht për vendimin e prokurorisë, ndonëse ligji parashikon që kallëzuesi duhet të informohet dhe të jetë pjesë e procesit.

Ajo ngriti edhe çështjen e mundshme të konfliktit të interesit, duke argumentuar se kërkesa e SPAK mund të shqyrtohet nga gjyqtarë të së njëjtës gjykatë ku ushtron detyrën subjekti i hetimit.

Në deklaratat e saj, avokatja e cilësoi situatën si tregues të një problemi më të gjerë në sistemin e drejtësisë, duke pretenduar se raste të tilla cenojnë besimin publik tek institucionet.

Në përfundim, Kalaja paralajmëroi se do ta ndjekë çështjen në të gjitha shkallët e gjyqësorit, deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, me synimin për të kërkuar drejtësi në nivel ndërkombëtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related