Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Gjykata e Lezhës dënon me burg përjetë autorin portugez Ruben Saraiva

Data

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin portugez Ruben Saraiva, i shpallur fajtor për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2023 në Shëngjin.

Saraiva u dënua për veprat penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Krimi ndodhi brenda hotelit në pronësi të Nikulajt, ku viktima ishte ulur në ambientet e lokalit. Autori, i maskuar me skafandër në kokë, iu afrua dhe e qëlloi për vdekje, duke u larguar më pas nga vendngjarja.

Sipas organit të akuzës, vrasja dyshohet se është porositur nga Edmond Haxhia, i cili jeton në Britaninë e Madhe, për motive gjakmarrjeje. Në këtë ngjarje dyshohet se janë përfshirë edhe katër shtetas britanikë në rolin e ndihmësve.

Hetimet kanë zbuluar se vrasja e Nikulajt lidhet me një zinxhir të gjatë hakmarrjeje mes familjes së tij dhe fisit Lekstakaj, konflikt i cili daton që nga viti 1997 dhe ka shkaktuar disa viktima ndër vite.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related