Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar nga Presheva, lë pas gruan dhe tre fëmijë

Data

Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën një 29-vjeçar shqiptar, duke tronditur familjen dhe komunitetin e tij.

Viktima, me inicialet F.L., ishte me origjinë nga fshati Raincë i Preshevës. Ai ka lënë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë, duke e bërë humbjen edhe më të rëndë për të afërmit e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Esslingen, ku 29-vjeçari pësoi plagë të rënda si pasojë e aksidentit dhe nuk arriti t’u mbijetojë.

Deri më tani, rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e kësaj tragjedie.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related