Një aksident rrugor është regjistruar në bulevardin “Gjergj Kastrioti” në Korçë, ku një motoçikletë është përplasur duke lënë të plagosur drejtuesin e saj.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa burimet bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit tjetër të përfshirë në incident ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me motoçikletën, duke pretenduar se motoristi ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në rrugë.
Kalimet e para në vendngjarje kanë treguar se qytetarët i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit deri në mbërritjen e ambulancës.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe urgjencës, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
