Ambasada e Gjermania në Tiranë ka reaguar pas protestës së opozitës të zhvilluar një natë më parë, duke dënuar aktet e dhunës dhe duke bërë thirrje për përgjegjësi politike.
Në deklaratën e saj, ambasada thekson se protestat dhe e drejta për të demonstruar janë pjesë thelbësore e një shoqërie demokratike, por ato nuk mund të justifikojnë dhunën ndaj personave apo institucioneve.
Përfaqësia diplomatike gjermane u ka kërkuar gjithashtu përfaqësuesve të partive politike që të distancohen qartë dhe pa ekuivok nga çdo akt dhune që ka ndodhur gjatë protestës.
Reagimi vjen pas tensioneve të shënuara në protestën e opozitës në Tiranë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe përdorim të mjeteve të forta nga të dyja palët.
Mesazhi i ambasadës përforcon qëndrimin ndërkombëtar se e drejta për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe në përputhje me standardet demokratike.
