Fermerët e zonave rurale në Fier po përballen me rritje të ndjeshme të kostove bujqësore, pas dyfishimit të çmimeve të pesticideve dhe plehrave kimike.
Sipas tyre, në këtë periudhë të rëndësishme për krasitjen dhe plehërimin e ullinjve, shpenzimet janë shumë më të larta krahasuar me një vit më parë, duke e bërë të vështirë përballimin e sezonit bujqësor.
Një tjetër problem i theksuar është edhe ndikimi i kushteve atmosferike:
- lagështira e lartë ka shtuar nevojën për 2–3 spërkatje shtesë,
- çka rrit edhe më shumë kostot për fermerët.
Në zonën e Varibopit, situata është edhe më e rëndë, pasi shumë fermerë po detyrohen të braktisin ullishtat, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe kostove të larta.
Banorët theksojnë se ekonomia familjare varet kryesisht nga kultivimi i ullirit dhe paralajmërojnë se nëse situata vazhdon, shumë familje rrezikojnë vështirësi serioze ekonomike.
