Dy ndërtesa janë shembur në Stamboll, në zonën Fatih, duke ngritur alarmin për një ngjarje të rëndë, ndërsa autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi.
Sipas mediave turke dhe autoriteteve lokale, dyshohet se shembja është shkaktuar nga një shpërthim gazi natyror, i cili ka dëmtuar strukturat e ndërtesave, duke çuar në rrëzimin e tyre.
Nga informacionet paraprake:
- 5 persona besohet se kanë mbetur nën rrënoja
- 3 prej tyre janë nxjerrë dhe dërguar në spital
- 2 persona ende rezultojnë të bllokuar
Në vendngjarje kanë mbërritur ekipe të shumta të emergjencës, përfshirë zjarrfikës, ambulanca dhe forcat e kërkim-shpëtimit, të cilat po punojnë intensivisht për nxjerrjen e personave të mbetur nën rrënoja.
Prefektura e Stamboll konfirmoi se shpërthimi ndodhi rreth mesditës dhe se ndërtesat e shembura ishin të vjetra, një faktor që po hetohet si pjesë e shkaqeve të incidentit.
Operacioni vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për të shpëtuar personat e mbetur dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
