Irani po përballet me një përkeqësim të ndjeshëm ekonomik, ndërsa inflacioni i lartë dhe lufta në rajon kanë goditur rëndë fuqinë blerëse të qytetarëve.
Si pasojë, Banka Qendrore ka hedhur në qarkullim një kartëmonedhë të re prej 10 milionë rialësh, e cila megjithatë ka një vlerë reale prej vetëm rreth 7 dollarësh amerikanë.
Kartëmonedha e re, me ngjyrë rozë, përmban në njërën anë Xhamia Jameh e Yazdit, ndërsa në anën tjetër Kështjella Bam, një nga monumentet më të njohura historike të vendit.
Sipas raportimeve të Financial Times, situata ekonomike ka detyruar qytetarët të krijojnë radhë të gjata në banka për të tërhequr para, ndërsa institucionet financiare kanë vendosur kufizime në tërheqje.
Rritja e çmimeve të produkteve bazë si buka dhe qumështi, e kombinuar me ndërprerjet e furnizimit për shkak të konfliktit me SHBA-në dhe Izraelin, ka përkeqësuar më tej krizën.
Autoritetet iraniane deklarojnë se kartëmonedha e re synon të lehtësojë qarkullimin e parasë, por ekspertët paralajmërojnë se kjo është një shenjë e qartë e zhvlerësimit të thellë të monedhës kombëtare.
