IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të godasin gjithë Europën

Data

Forcat e Mbrojtjes Izraelite kanë publikuar një hartë që sipas tyre tregon rrezen e veprimit të raketave balistike të Iranit, duke paralajmëruar për një kërcënim që shtrihet përtej Lindjes së Mesme.

Sipas IDF, Teherani synon të zhvillojë raketa me rreze deri në 4,000 kilometra, të afta të arrijnë një pjesë të madhe të Europës. Në hartën e publikuar, kufijtë e goditjes shtrihen nga 300 deri në 4,000 km, duke arritur deri pranë Londra.

Zyrtarët izraelitë theksuan se këto kapacitete mund të vënë në rrezik qytete të mëdha si Parisi dhe Berlini, duke e cilësuar Iranin si një “kërcënim global”.

Sipas deklaratës, gjatë një operacioni të mëparshëm ushtarak, Izraeli kishte zbuluar planet iraniane për zhvillimin e raketave me rreze të gjatë, pretendime që Teherani i ka mohuar.

Këto paralajmërime vijnë në një moment përshkallëzimi të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit, duke rritur shqetësimet për një krizë me pasoja të gjera edhe për sigurinë europiane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related