Një shtetas shqiptar, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, është vrarë me armë zjarri gjatë natës në Itali.
Ngjarja ndodhi në zonën e Olmos, pranë rrethrrotullimit në Via Romana, ku viktima u qëllua me katër plumba, duke humbur jetën në vend.
Sipas mediave italiane, autori i dyshuar është një tjetër shtetas shqiptar, rreth 35 vjeç, i cili është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes.
Krimi ka ndodhur rreth mesnatës mes 20 dhe 21 marsit, në afërsi të një klubi nate, ndërsa rrethanat dhe motivet e plota mbeten ende nën hetim nga autoritetet italiane.
Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e konfliktit, ndërsa rasti ka rikthyer vëmendjen tek incidentet mes shtetasve shqiptarë jashtë vendit.
