Donald Trump refuzon armëpushimin me Iranin: “Nuk ndalemi kur po fitojmë”, kritika edhe ndaj NATO

Data

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të ndalin operacionet ushtarake kundër Iranit, duke përjashtuar mundësinë e një armëpushimi në këtë fazë të konfliktit.

Gjatë një prononcimi për mediat në Shtëpinë e Bardhë, ai u shpreh i prerë se nuk ka arsye për të ndalur ofensivën. “Nuk dua të bëj armëpushim. Nuk bëhet armëpushim kur po e zhduk palën tjetër,” deklaroi ai.

Trump shtoi se forcat amerikane po ushtrojnë presion maksimal në terren, duke theksuar se sulmet janë ndër më të fortat e mundshme ndaj kundërshtarit. Në të njëjtën kohë, ai përdori gjuhë të ashpër ndaj regjimit iranian, duke e cilësuar atë si të rrezikshëm.

Presidenti amerikan u ndal edhe te roli i NATO, duke kritikuar aleatët për mungesë angazhimi në garantimin e lëvizjes së lirë në Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për tregtinë globale të naftës.

Sipas tij, vendet e tjera përfitojnë nga kjo rrugë detare, por nuk po kontribuojnë mjaftueshëm në sigurinë e saj. “NATO mund të na ndihmojë, por deri tani nuk ka pasur guximin për ta bërë,” u shpreh ai.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta dhe perspektiva për një zgjidhje diplomatike duket ende e largët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related