Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një fabrikë industriale në Pardubice të Çekisë, duke ngritur dyshime për një akt të qëllimshëm.
Sipas autoriteteve, flakët shpërthyen gjatë natës në një depo të kompanisë LPP Holding dhe më pas u përhapën në një ndërtesë administrative. Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar.
Ministri i Brendshëm, Lubomir Mednar, deklaroi se ekziston një “lidhje e mundshme me një sulm terrorist”, duke theksuar se hetimet janë ende në fazë aktive.
Fabrika bashkëpunon me Elbit Systems, një kompani izraelite e njohur për prodhimin e dronëve dhe pajisjeve ushtarake, çka ka shtuar dyshimet mbi motivet e mundshme të incidentit.
Ndërkohë, disa media lokale raportojnë se një grup protestuesish ka marrë përgjegjësinë për zjarrvënien, duke pretenduar se objektivi ishte një strukturë e lidhur me industrinë ushtarake dhe me Izraelin.
Policia dhe shërbimet e emergjencës vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe për të verifikuar nëse bëhet fjalë për një aksident apo një akt të organizuar.
