Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj NATO, duke e cilësuar aleancën si të dobët pa mbështetjen e Shtetet e Bashkuara.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump kritikoi vendet anëtare që, sipas tij, nuk kanë bashkëpunuar për të ndërhyrë në krizën e lidhur me Iranin dhe për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
“Pa SHBA-në, NATO është një tigër letre. Ata nuk donin të bashkoheshin në luftën për të ndaluar një Iran me fuqi bërthamore. Tani ankohen për çmimet e larta të naftës, por nuk duan të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit”, shkroi ai.
Trump i cilësoi vendet që nuk janë përfshirë si “frikacakë”, duke theksuar se rritja e çmimeve të naftës lidhet drejtpërdrejt me situatën në këtë pikë strategjike të transportit energjetik.
Deklaratat e tij vijnë në një moment tensioni të lartë global, ku konflikti në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i Ngushticës së Hormuzit kanë ndikuar drejtpërdrejt në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe në rritjen e çmimeve të karburanteve.
