Është gjetur në Tiranë 14-vjeçarja nga Durrës, e cila ishte larguar nga banesa pa dijeni në orët e para të mëngjesit.
E mitura, nxënëse e shkollës “Qemal Mici”, ishte parë për herë të fundit rreth orës 05:00, kur nëna e saj ishte zgjuar për syfyr. Më pas, kur u zgjua sërish rreth orës 06:30, ajo konstatoi se vajza nuk ndodhej më në shtëpi.
Pas disa orësh kërkime, 14-vjeçarja është lokalizuar në kryeqytet dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Në një reagim publik, tezja e saj bëri me dije se vajza tashmë është kthyer në familje dhe nuk kishte probleme me prindërit apo në ambientin shoqëror.
Sipas saj, e mitura nuk ishte subjekt i bullizmit dhe nuk kishte qenë e kërcënuar, ndërsa motivet e largimit mbeten ende të paqarta.
Autoritetet pritet të vijojnë verifikimet për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.
