Besimtarët myslimanë falin namazin e Fitër Bajrami/ Kreu i Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bujar Spahiu: Lutjet tona shkojnë për ata që vuajnë

Data

Mijëra besimtarë myslimanë janë mbledhur këtë mëngjes në Sheshi Skënderbej për të falur namazin e Fitër Bajrami, duke shënuar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Pas 30 ditësh agjërimi, përkushtimi dhe solidariteti, kjo festë përfaqëson një moment të rëndësishëm shpirtëror për besimtarët, të cilët u bashkuan në lutje dhe reflektim.

Kreu i Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bujar Spahiu, përcolli një mesazh të fortë paqeje dhe solidariteti, duke theksuar se lutjet në këtë ditë të shenjtë shkojnë për të gjithë ata që vuajnë në botë.

Ai u ndal veçanërisht te pasojat e konflikteve dhe luftërave, duke përmendur familjet që përjetojnë dhimbje dhe pasiguri, si dhe fëmijët që rriten në kushte frike.

Sipas tij, mesazhi i Islamit është paqja, mëshira dhe drejtësia, ndërsa theksoi se shoqëria duhet të punojë për të kultivuar këto vlera në çdo kohë.

Pas faljes së namazit, besimtarët vijojnë traditën duke vizituar të afërmit, duke ndihmuar nevojtarët përmes sadakasë dhe duke festuar me familjen në një atmosferë gëzimi dhe bashkimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related