“I thashë, mos e bëj këtë”/ Donald Trump zbulon bisedën me Benjamin Netanyahu për sulmet ndaj Iranit

Data

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zbuluar detaje nga një bisedë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, lidhur me sulmet ndaj infrastrukturës energjetike në Iran.

Gjatë një deklarate, Trump u shpreh se i ka kërkuar Netanyahut të mos ndërmarrë sulme ndaj objekteve të naftës dhe gazit iranian. “I thashë, mos e bëj këtë. Dhe ai nuk do ta bëjë këtë”, deklaroi ai.

Më herët, presidenti amerikan kishte theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kishin dijeni për një sulm izraelit ndaj fushës së gazit South Pars, e konsideruar si një nga rezervat më të mëdha të gazit natyror në botë.

Megjithatë, sipas raportimeve mediatike, një burim izraelit ka pohuar se sulmi ishte kryer në koordinim me SHBA-në, duke hedhur dyshime mbi deklaratat e mëparshme të Trump.

Presidenti amerikan shtoi se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Izraelit mbeten të ngushta dhe të koordinuara, por nënvizoi se vendimet e Izraelit mund të ndikohen nga qëndrimi i tij.

“Është e koordinuar. Por ndonjëherë ai bën diçka dhe nëse nuk më pëlqen mua, nuk do ta bëjmë më këtë”, u shpreh Trump, duke lënë të kuptohet për një rol aktiv në vendimmarrjen e aleatit të tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related