Zbardhet vjedhja në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë, arrestohet 22-vjeçari që dyshohet se nxiti 5 të mitur, mes tyre nxënës

Data

Policia ka zbardhur vjedhjen e ndodhur disa ditë më parë në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë, duke çuar në arrestimin e një 22-vjeçari dhe nisjen e hetimeve për 5 të mitur.

Sipas autoriteteve, i arrestuari, Arsel Brunga, dyshohet se ka nxitur të miturit, të moshës 15–17 vjeç, për të kryer vjedhjen. Tre prej tyre rezultojnë të jenë nxënës të kësaj shkolle.

Nga hetimet rezulton se autorët kanë marrë një sasi të konsiderueshme pajisjesh: 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serverin qendror të kamerave të sigurisë së institucionit.

Pasi kanë realizuar vjedhjen, ata i kanë transportuar sendet me automjetin e 22-vjeçarit dhe i kanë fshehur në bodrumin e një pallati në ndërtim, si dhe në banesën e tij.

Policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë 16 nga pajisjet e vjedhura, si dhe automjetin tip “Volkswagen” të përdorur për transportin e tyre.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për vijimin e procedurave ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related