Makina përfshihet nga flakët në autostradën Fier-Vlorë, dyshohet për defekt teknik

Data

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë, duke u djegur pothuajse plotësisht.

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një defekt teknik në automjet, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related