Idajet Beqiri me akuza të rënda ndaj Berishës për Gërdecin: Fabrika u ngrit për trafik armësh, shqiptarët u dogjën të gjallë

Data

Avokati Idajet Beqiri ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij në lidhje me shpërthimin e fabrikës së çmontimit të municioneve në Gërdec në vitin 2008.

I ftuar në një studio televizive, Beqiri deklaroi se ngjarja e Gërdecit përbën një nga krimet më të rënda shtetërore në Shqipëri, duke pretenduar se fabrika ishte ngritur në mënyrë të papërshtatshme në një zonë të banuar.

Sipas tij, në atë periudhë kishte një skemë trafiku armësh dhe në këtë proces, sipas pretendimeve të tij, ishin të përfshirë edhe persona pranë familjes Berisha.

Avokati hodhi gjithashtu akuza edhe për rastin e Kosta Trebickës, duke pretenduar se vdekja e tij nuk ishte aksidentale, por ishte inskenuar si e tillë.

Beqiri u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të hetojnë çështjen e Gërdecit, duke theksuar se shumë persona të prekur nga shpërthimi ende kërkojnë drejtësi.

Shpërthimi i fabrikës së çmontimit të municioneve në Gërdec më 15 mars 2008 shkaktoi vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, ndërsa qindra banorë pësuan dëme materiale dhe pasoja të rënda shëndetësore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related