Malaj: Kompania që u tërhoq nga tenderi i Porto Romanos duhet të futet në “listën e zezë”

Data

Ish-ministri i Financave Arben Malaj i është drejtuar me një shkresë zyrtare Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të kërkuar sqarime lidhur me mbylljen e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano.

Në kërkesën e tij, Malaj thekson se përdorimi i termit “anulim tenderi” nga ana e qeverisë, ndërkohë që kompania e vetme në garë është tërhequr, mund të ketë pasoja financiare dhe juridike për buxhetin e shtetit dhe taksapaguesit shqiptarë.

Ai kërkon të informohet nëse mbyllja e garës është bërë me iniciativë të autoritetit kontraktor apo si pasojë e tërheqjes së operatorit ekonomik. Gjithashtu, Malaj kërkon të dijë nëse është ekzekutuar garancia e ofertës në favor të buxhetit të shtetit dhe nëse kompania që u tërhoq është përfshirë në “listën e zezë”, duke u përjashtuar nga prokurimet publike për një periudhë nga një deri në tre vite.

Sipas tij, nëse kompania është tërhequr nga gara pa arsye të forta ligjore, atëherë garancia financiare duhet të konfiskohet dhe operatori të penalizohet sipas ligjit.

Në një reagim publik, Malaj argumenton se nëse garancia e ofertës nuk ekzekutohet, shteti mund të humbasë rreth 8 milionë euro. Ai shton se përdorimi i termit “anulim” mund të shërbejë për të shmangur penalizimin e kompanisë dhe për t’i hapur rrugë pjesëmarrjes së saj në një garë të re për të njëjtin projekt.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related