Artan Hoxha: Projekti i portit dhe Porto Romano u diskutuan me SHBA, presioni ndërkombëtar ndikoi në vendimet për tenderin

Data

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet rreth projektit të ri të portit dhe zhvendosjes së aktivitetit nga Porti i Durrësit drejt zonës së Porto Romano, duke e cilësuar këtë proces një çështje me rëndësi të madhe strategjike për vendin.

Gjatë një interviste televizive, Hoxha deklaroi se projekti aktual sipas tij rrezikon të dobësojë rolin e portit ekzistues të Durrësit, i cili konsiderohet një nyje e rëndësishme për lidhjen e rajonit me korridoret detare dhe tregjet ndërkombëtare.

Sipas gazetarit, një nga shqetësimet lidhet me faktin se projekti i ri parashikon një port me kapacitete më të kufizuara se porti aktual, ndërsa theksoi se për këtë aset strategjik duhet të ndërtohet një infrastrukturë më e madhe dhe më konkurruese në rajon.

Hoxha deklaroi gjithashtu se projekti ka ngjallur interes dhe diskutime edhe në nivel ndërkombëtar, duke përmendur presionin e partnerëve perëndimorë si NATO dhe Bashkimi Evropian lidhur me rëndësinë strategjike të portit.

Në këtë kontekst, ai përmendi edhe një vizitë në Tiranë të Kimberly Guilfoyle, ambasadore e SHBA-së në Greqi, e cila sipas tij zhvilloi një takim privat me kryeministrin Edi Rama, ku mes temave të diskutuara ka qenë edhe projekti i Porto Romanos.

Hoxha u shpreh se për shkak të rëndësisë strategjike të këtij aseti, Shqipëria duhet të tregojë kujdes të madh në përzgjedhjen e partnerëve për zhvillimin e projekteve portuale.

Në intervistë, gazetari komentoi edhe zhvillimet në Policinë e Shtetit, duke theksuar se proceset për zgjedhjen e drejtuesve të këtij institucioni shpesh kanë qenë të diskutueshme dhe se vendimmarrja përfundimtare, sipas tij, ka qenë gjithmonë në nivel politik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related