Orban: Europa po përgatitet për luftë me Rusinë, Hungaria do të mbetet një ishull sigurie

Data

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të përfshihet në një konflikt të mundshëm mes Europës dhe Rusisë, duke theksuar se Hungaria do të mbetet një “ishull sigurie” në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme.

Gjatë një tubimi kundër luftës në Budapest, Orban u shpreh se Bashkimi Europian po shkon drejt një ekonomie lufte dhe po planifikon të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Sipas tij, BE-ja synon të dërgojë më shumë para, armë dhe ndoshta edhe trupa në Ukrainë, ndërsa paralajmëroi se përfshirja direkte e vendeve europiane në konflikt mund të jetë vetëm çështje kohe.

“Nuk mund ta parashikojmë ditën ose orën kur ushtari i parë i Bashkimit Europian do të hyjë në Ukrainë, por kjo do të ndodhë dhe ne duhet të qëndrojmë larg saj”, deklaroi Orban.

Ai theksoi se Hungaria nuk do të marrë pjesë në këtë konflikt dhe se do të përpiqet të ruajë stabilitetin dhe sigurinë e brendshme.

Sipas Orbanit, populli hungarez e di shumë mirë se çfarë do të thotë lufta dhe për këtë arsye nuk dëshiron një të ardhme të tillë për brezat e rinj.

“Të rinjtë hungarezë do t’ia kushtojnë jetën Hungarisë, jo të vdesin për Ukrainën”, u shpreh kryeministri hungarez.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related