Autoritetet iraniane kanë reaguar pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili ngriti dyshime nëse udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është ende gjallë.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në një intervistë për Alaraby Aljadeed deklaroi se Khamenei është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ndodhet në kontroll të plotë të situatës në vend.
Sipas tij, mungesa e Khameneit në daljet publike që nga emërimi më 8 mars ka nxitur spekulime të pabazuara.
Araghchi theksoi gjithashtu se Irani është i hapur ndaj çdo iniciative rajonale që mund të çojë drejt një përfundimi të drejtë të luftës në rajon.
Ai shtoi se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për qarkullimin ndërkombëtar, por jo për anijet amerikane dhe aleatët e Shteteve të Bashkuara.
Megjithatë, sipas ministrit iranian, deri më tani nuk ekziston ndonjë iniciativë konkrete në tryezë për t’i dhënë fund konfliktit.
