Guterres i shqetësuar për situatën në Liban: Nuk ka zgjidhje ushtarake, lufta duhet të ndalet

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shprehur shqetësim të thellë për përkeqësimin e situatës humanitare në Liban, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve.

Gjatë një konference për shtyp në Bejrut, Guterres tha se është “thellësisht i trishtuar” nga gjendja që ka parë në zonat ku janë strehuar qindra mijëra persona të zhvendosur, si dhe në spitalet ku po trajtohen civilë të plagosur nga sulmet.

Ai paralajmëroi se situata në jug të Libanit është shumë e rrezikshme dhe se ekziston rreziku që zona të tëra të shkatërrohen nga bombardimet.

“Jugu rrezikon të shndërrohet në shkretëtirë. Bejruti Jugor, i cili është nën urdhra të gjera evakuimi nga Izraeli, rrezikon të bombardohet deri në shkatërrim të plotë”, deklaroi ai.

Guterres theksoi se populli libanez nuk është përgjegjës për konfliktin dhe ka bërë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive.

“Mesazhi im për palët ndërluftuese është i qartë: ndaloni luftimet, ndaloni bombardimet. Nuk ka zgjidhje ushtarake; ka vetëm diplomaci dhe dialog,” u shpreh ai.

Shefi i OKB-së theksoi gjithashtu se mbrojtja e civilëve duhet të jetë përparësi absolute dhe kërkoi respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Libanit. Ai e mbylli deklaratën me një apel të drejtpërdrejtë: “Lufta duhet të ndalet.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related