Qeveria e Shtetet e Bashkuara ka shpallur një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacione që mund të çojnë në identifikimin dhe aktivitetet e udhëheqësve kryesorë të Iranit.
Shpërblimi është publikuar nga Programi “Rewards for Justice” i Departamenti i Shtetit i SHBA, në një kohë kur tensionet dhe operacionet ushtarake kundër Iranit janë intensifikuar.
Sipas njoftimit, informacioni kërkohet për disa figura të rëndësishme të lidershipit iranian, përfshirë Mojtaba Khamenei, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë si Ali Asghar Hejazi, Yahya Rahim Safavi, Ali Larijani, Eskandar Momeni dhe Esmail Khatib.
Autoritetet amerikane kërkojnë gjithashtu informacione për disa drejtues të Islamic Revolutionary Guard Corps, organizatë që SHBA e akuzon se planifikon dhe kryen aktivitete terroriste në mbarë botën.
Në deklaratë thuhet se IRGC, që nga themelimi i saj në vitin 1979, ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme të Iranit dhe ka zgjeruar ndikimin e saj edhe në ekonomi dhe në politikën e brendshme të vendit.
Ky njoftim vjen në një moment tensioni të lartë në rajon, ndërsa konfliktet dhe përplasjet mes aktorëve kryesorë ndërkombëtarë vazhdojnë të përshkallëzohen.
