Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Shkodër, ku një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 20:50 në fshatin Juban, familjarët kanë gjetur të pajetë shtetasin me iniciale L. P., 19 vjeç.
Dyshimet e para të autoriteteve janë se i riu mund të ketë kryer vetëvrasje, por rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë konfirmuar.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet procedurale për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.
