Rikthehen karnavalet në Gjirokastër, parada me kostume shumëngjyrëshe dhe performanca artistike gjallërojnë qytetin

Data

Tradita e karnavaleve është rikthyer në Gjirokastër, duke sjellë atmosferë festive në qytetin e gurtë për dy ditë me radhë.

“Festa e Karnavaleve” përfshiu një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike, mes tyre paradën e fëmijëve të veshur me kostume shumëngjyrëshe në rrugët e qytetit, koncerte dhe performanca nga artistë të njohur.

Në këtë aktivitet morën pjesë banorë të të gjitha moshave, si dhe turistë që ndodheshin në qytet, duke krijuar një atmosferë të gjallë dhe festive.

Një nga pjesëmarrësit u shpreh se kishte zgjedhur të vishej me një kostum tradicional për të marrë pjesë në festë dhe për të përfaqësuar shkollën “Koto Hoxhi” në një performancë artistike.

Organizimi i karnavaleve është një nga aktivitetet që synon të promovojë traditat kulturore dhe të tërheqë më shumë vizitorë në qytetin historik të Gjirokastrës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related