Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së premtes në Fier, në rrugën dytësore që të çon drejt fshatit Baltëz.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin Rrapi Mile, është përplasur kokë më kokë me një automjet tip “Nissan” kamionçinë, që drejtohej nga shtetasi Alban Hebeja.
Si pasojë e përplasjes së fortë janë lënduar drejtuesi i kamionçinës dhe dy pasagjerët që ndodheshin në automjet.
Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
