Ngërçi politik në Kosovë, Kurti fton opozitën në takim për zgjedhjen e presidentit të ri

Data

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se do t’i ftojë në takim liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, në një moment kur procesi ka hyrë në një ngërç politik.

Duke folur për mediat gjatë një aktiviteti në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Kurti tha se mungesa e takimeve mes palëve para seancës së 5 marsit ishte një veprim i gabuar dhe i dëmshëm.

Ai bëri të ditur se do t’u dërgojë ftesa për takim kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për bisedime në fillim të javës së ardhshme.

Ndërkohë, Abdixhiku reagoi duke shprehur gatishmërinë për takim, por theksoi se fillimisht duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje.

Kosova nuk arriti të zgjedhë më 5 mars pasuesin e presidentes Vjosa Osmani, mandatit të së cilës i përfundon më 4 prill. Situata u komplikua pasi opozita braktisi sallën e Kuvendit, duke bërë të pamundur sigurimin e kuorumit për votim.

Çështja është dërguar në Gjykatën Kushtetuese për interpretim, ndërsa deri më 31 mars është pezulluar edhe dekreti i presidentes për shpërndarjen e Kuvendit.

Sipas Kurtit, vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për një marrëveshje politike që të mundësojë zgjedhjen e presidentit dhe stabilitetin institucional.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related