Tërmet me magnitudë 5.5 godet Turqinë qendrore, epiqendra pranë qytetit Tokat

Data

Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter goditi Turqinë qendrore në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.

Sipas të dhënave të Agjencisë turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e lëkundjes sizmike ishte rreth 46 kilometra në veri të qytetit Tokat.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 6.4 kilometrash dhe ndodhi në orën 03:35 sipas kohës lokale.

Lëkundjet u ndjenë edhe në disa provinca përreth, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës.

Deri në këto momente, autoritetet turke bëjnë të ditur se nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale si pasojë e tërmetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related