Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

Data

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të hezitojë të hakmerret për iranianët e vrarë gjatë konfliktit të fundit.

Në deklaratën e tij të parë si lider suprem, ai përmendi edhe humbjet personale që ka pësuar familja e tij, duke përfshirë vdekjen e babait të tij, Ali Khamenei, të cilin e pasoi në detyrë, si dhe bashkëshorten e tij.

“Kjo është diçka që e ndaj me njerëzit që kanë humbur të dashurit e tyre sepse unë humba babanë tim, humba gruan time. Motra ime humbi fëmijën dhe bashkëshortin e saj,” u shpreh ai.

Khamenei theksoi se durimi dhe besimi në Zot i ndihmojnë iranianët të përballojnë vështirësitë, por paralajmëroi se gjaku i viktimave nuk do të harrohet.

“I siguroj të gjithë se nuk do ta injorojmë faktin se do të hakmerremi për martirët tanë,” tha ai, duke shtuar se kjo nuk lidhet vetëm me vrasjen e liderit suprem, por me çdo qytetar iranian që ka humbur jetën gjatë luftës së fundit.

Deklarata e tij u transmetua nga mediat shtetërore iraniane. Mojtaba Khamenei u zgjodh lider suprem pas vrasjes së babait të tij më 28 shkurt, në ditën e parë të sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj Iranit.

Sipas raportimeve, ai nuk është shfaqur publikisht që nga zgjedhja në këtë post dhe besohet se është plagosur gjatë sulmeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related