Para votimit për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut, Rama largohet nga salla e Kuvendit; mungesa edhe në radhët e PS

Data

Pak para votimit në Kuvend për raportet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama është larguar nga salla e seancës plenare.

Seanca e sotme ka tërhequr vëmendje të madhe politike dhe mediatike, pasi në rendin e ditës është shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres.

Në sallë është vënë re edhe mungesa e vetë Belinda Ballukut. Karrigia e saj ndodhet mes deputetëve Ogerta Manastirliu dhe Blendi Klosi, por deputetja nuk ishte e pranishme gjatë zhvillimit të seancës.

Po ashtu, në radhët e mazhorancës janë konstatuar edhe mungesa të tjera, mes tyre ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali dhe deputeti Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë në radhët e opozitës deputetët janë shfaqur me pankarta kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa jashtë godinës së Kuvendit po zhvillohet edhe protesta e thirrur nga opozita.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related