Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë këtë të mërkurë edhe kabinetin qeveritar.
Mbledhja e qeverisë është parashikuar të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa në përfundim të saj ministrat pritet të dalin para mediave për të bërë publike vendimet e marra.
Ndërkohë, pas mbledhjes së Kryesisë së PS, deputeti Blendi Klosi bëri të ditur se Partia Socialiste do të nisë procesin zgjedhor në të gjitha strukturat vendore të saj.
Sipas Klosit, rivlerësimi i anëtarësisë dhe procesi i organizimit të brendshëm do të zhvillohet më 12 qershor, në 35-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.
