Irani vendos mina në Ngushticën e Hormuzit, Trump paralajmëron Teheranin: Hiqini menjëherë

Data

Irani ka nisur vendosjen e minave detare në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës së papërpunuar globale.

Sipas burimeve të njohura me raportet e inteligjencës amerikane, deri tani janë vendosur vetëm disa dhjetëra mina, ndërsa operacioni nuk është shtrirë ende në shkallë të gjerë.

Megjithatë, Irani ka ende në zonë rreth 80% deri në 90% të anijeve të vogla dhe mjeteve të tij të specializuara për vendosjen e minave, çka nënkupton se në çdo moment mund të vendosen qindra mina në këtë rrugë ujore strategjike.

Sipas raportimeve, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, së bashku me marinën e rregullt të vendit, kanë kapacitetin të krijojnë një rrjet të gjerë me mjete detare për vendosjen e minave, varka të mbushura me eksploziv dhe bateri raketash të pozicionuara përgjatë bregdetit.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump reagoi përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, duke paralajmëruar Teheranin.

“Nëse Irani ka vendosur ndonjë minë në Ngushticën e Hormuzit, dhe ne nuk kemi raporte që e kanë bërë këtë, ne duam që ato të hiqen menjëherë”, shkroi Trump.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related