Ditën e sotme, e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas parashikimit meteorologjik, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësira të pakta kalimtare mund të shfaqen në zonat malore në lindje gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 0 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta dhe në bregdet ato do të jenë rreth 7 gradë.
Ndërkohë temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 14 gradë në zonat malore dhe deri në 19 gradë në zonat e ulëta dhe në bregdet.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 6 metra në sekondë.
Sa i përket kushteve në det, valëzimi pritet të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.
