Izraeli rinis sulmet në Teheran, Netanyahu i bën thirrje popullit iranian të rrëzojë regjimin e Ajatollahut

Data

Ushtria izraelite ka rinisur sulmet ndaj objektivave në kryeqytetin iranian, Teheran, duke goditur infrastrukturë të rëndësishme në qytet.

Lajmi u bë i ditur nga ushtria e Izraelit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksohet se është nisur një operacion i gjerë ushtarak që ka në shënjestër infrastrukturën në kryeqytetin iranian.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i drejtoi një mesazh të drejtpërdrejtë popullit iranian, duke i bërë thirrje të përfitojnë nga situata për të rrëzuar regjimin aktual.

“Populli i Iranit, ne po luftojmë një luftë historike për liri. Ky është një mundësi unike për të rrëzuar regjimin e Ajatollahut dhe për të fituar lirinë tuaj”, deklaroi Netanyahu.

Mesazhi i tij u publikua edhe në gjuhën persiane dhe vjen disa ditë pasi forcat izraelite goditën objektet e naftës në Teheran dhe në provincën pranë tij, Alborz.

Sulmet e mëparshme shkaktuan zjarre të mëdha dhe dëme mjedisore, duke ngritur shqetësime për cilësinë e ajrit dhe rrezikun për shëndetin publik në zonat e prekura.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related