Berisha njofton protestën e opozitës më 12 mars para Kuvendit dhe zbulon orën e grumbullimit të protestuesve

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se protesta e opozitës do të zhvillohet më 12 mars para Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij në Foltoren e së hënës me mbështetësit, Berisha bëri të ditur se protestuesit do të mblidhen në orën 10:00 përpara Parlamentit.

Ai e cilësoi këtë protestë si një moment të rëndësishëm për opozitën dhe një reagim ndaj qeverisë aktuale.

“12 marsi është një ditë e madhe, është dita e përmbysjes së narko-regjimit. Në orën 10:00 para Parlamentit, t’i japim Ramës përgjigjen e merituar”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.

Protesta e paralajmëruar vjen në një moment tensionesh të forta politike, pas debatit të ashpër mes opozitës dhe mazhorancës lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related