Rritet çmimi i naftës në Shqipëri, në Elbasan shkon deri në 195 lekë për litër

Data

Çmimi i naftës në Shqipëri ka pësuar rritje të ndjeshme këtë të shtunë, me disa pika karburanti në Elbasan që e shesin një litër deri në 195 lekë.

Nga vëzhgimet në terren rezulton se vetëm një ditë më parë çmimi i naftës në qytet varionte nga 182 deri në 185 lekë për litër, pothuajse i njëjtë me çmimin e benzinës. Brenda një dite, në disa pika karburanti është shënuar një rritje prej rreth 10 lekësh për litër.

Ndërkohë në Tiranë çmimet mbeten disi më të ulëta. Në shumicën e pikave të karburantit një litër naftë shitet rreth 182 lekë, ndërsa në disa raste ka arritur deri në 185 lekë.

Megjithatë edhe në kryeqytet çmimi i naftës është rritur dy herë brenda pak ditësh.

Rritja e shpejtë e çmimit ka ngritur dyshime për abuzime nga disa distributorë të karburanteve, ndërsa tregtarët e sektorit e lidhin këtë situatë me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Sipas tyre, tensionet dhe lufta në Lindjen e Mesme kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të naftës në tregjet globale.

Për situatën e krijuar, qeveria shqiptare ka zhvilluar një takim me përfaqësues të kompanive të hidrokarbureve. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura morën pjesë përfaqësues të disa ministrive dhe aktorë të sektorit, ku u diskutua ndikimi i situatës ndërkombëtare në tregun vendas.

Deri tani nuk është marrë një vendim nëse qeveria do të ndërhyjë për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related