Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shkodër–Koplik, ku një kamion është përplasur me një automjet tjetër.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, kur kamioni me drejtues shtetasin B. K., 30 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi K. H., 65 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesi i automjetit K. H., si dhe tre pasagjere që ndodheshin në makinë, shtetaset L. L., B. K. dhe L. T.
Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
