Raporti i KLSH: Qindra rekomandime të pazbatuara në drejtoritë e Kadastrës

Data

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka publikuar një raport të ri auditimi mbi zbatimin e rekomandimeve në disa drejtori vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), ku evidentohet një nivel i ulët i zbatimit të masave të rekomanduara.

Sipas raportit, auditimet janë kryer në shtatë drejtori vendore të Kadastrës: Tirana Jug, Tirana Veri, Tirana Rurale I, Tirana Rurale II, Kamëz–Vorë, Shkodër dhe Durrës.

KLSH thekson se institucionet e audituara kishin detyrimin ligjor të raportonin brenda 20 ditëve për programin e zbatimit të rekomandimeve të lëna nga auditimet, por asnjë nga këto drejtori nuk ka kthyer përgjigje brenda këtij afati.

Në total janë rekomanduar 359 masa, të cilat përfshijnë ndryshime organizative, përmirësime në përdorimin e fondeve publike dhe masa disiplinore.

Sipas raportit, nga rekomandimet e pranuara vetëm një pjesë e vogël janë zbatuar. Konkretisht:

  • 66 rekomandime janë zbatuar (21.3%)
  • 29 rekomandime janë në proces zbatimi (9.4%)
  • 21 rekomandime janë në proces zbatimi të pjesshëm (6.8%)
  • 193 rekomandime nuk janë zbatuar (62.5%)

KLSH thekson gjithashtu se për disa kategori masash niveli i zbatimit është shumë i ulët. Për shembull, nga 142 masa disiplinore të rekomanduara është zbatuar vetëm një, ndërsa pjesa dërrmuese mbeten të pazbatuara.

Në raport evidentohet se janë rikërkuar për zbatim rreth 300 rekomandime, duke përfshirë edhe ato të lëna gjatë auditimeve të mëparshme.

Kontrolli i Lartë i Shtetit nënvizon nevojën për përmirësimin e menaxhimit administrativ, rritjen e përgjegjshmërisë institucionale dhe zbatimin e plotë të rekomandimeve për të shmangur problematikat në administrimin e pronave dhe regjistrin kadastral.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related