Parashikimi i motit për 7 mars 2026, kthjellime në mëngjes dhe shtim vranësirash pas mesditës

Data

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se Shqipëria gjatë ditës së sotme, 7 mars 2026, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas parashikimit, moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin që nga orët e para të mëngjesit deri në mesditë. Pas orëve të mesditës pritet shtim gradual i vranësirave, të cilat në disa zona mund të bëhen mesatare deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje–jugperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 6 m/s.

Në detin Adriatik dhe Jon pritet valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të qeta për lundrim.

Temperaturat pritet të jenë tipike për këtë periudhë të fillimit të pranverës, ndërsa moti përgjithësisht do të mbetet i qëndrueshëm gjatë ditës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related