Salianji vijon turin me demokratët, më 8 mars takim me strukturat e PD në Vlorë

Data

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, vijon turin e takimeve me strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e PD në qytete të ndryshme të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji ka bërë të ditur se ndalesa e radhës do të jetë në qytetin e Vlorës. Takimi me demokratët e këtij qyteti do të zhvillohet më 8 mars, në orën 18:00, në Pallatin e Kulturës.

Sipas tij, këto takime po zhvillohen në kuadër të një turi komunikimi të drejtpërdrejtë me bazën e partisë, për të diskutuar mbi situatën politike në vend dhe sfidat me të cilat përballet opozita.

Salianji theksoi se qëllimi i këtyre takimeve është edhe diskutimi mbi rrugën që Partia Demokratike duhet të ndjekë për t’u rikthyer një forcë politike fituese në zgjedhjet e ardhshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related